Historia jonë

ERA Real Estate

ERA Franchise Systems LLC filloi zgjerimin e saj në Europë në vitin 1993 me hapjen e ERA France. Sot, ERA Europë është një nga rrjetet me rritjen më të shpejtë të pasurive të paluajtshme në Europe me 1,108+ zyra që funksionojnë në 17 vende europiane: Shqipëri, Austri, Belgjikë, Bullgari, Qipro, Republika Çeke, Francë, Gjermani, Kosovë, Luksemburg, Maltë, Mali i Zi , Hollandë, Portugali, Suedi, Zvicër dhe Turqi. Blerësit dhe shitësit e pasurive të paluajtshme në të gjithë Europën mund të aksesojnë lehtësisht shërbimet gjithëpërfshirese të ERA Real Estate, në shumicën e qyteteve të mëdha dhe të mesme. Për të realizuar një shërbim me cilësi të lartë dhe shpërndarje efektive të produktit, ERA Real Estate integron Sistemin dhe shërbimet e saj ERA mbi Sistemin e Internetit ERA. ERA Franchise Systems, LLC është një udhëheqës global në industrinë e pasurive të paluajtshme rezidenciale me më shumë se 45+ vjet përvojë në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të orientuara nga konsumatori. Rrjeti ERA përfshin afërsisht 39,557 bashkëpunëtorë shitjeje dhe 2.238 zyra në 39 vende dhe territore në mbarë botën. Çdo zyrë është në pronësi dhe operim të pavarur.

KONSULENCA

 KONSULENCA

Industria e pasurive të paluajtshme po zhvillohet vazhdimisht dhe me shumë shpejtësi. Ne e dimë se asnjë individ apo kompani e vetme nuk mund të operojë dhe të ndjekë në mënyrë efektive këtë vorbull ndryshimi të vazhdueshem. Në Europë, çdo kulturë, çdo ekonomi ka një histori dhe cikël biznesi të vetën. Tek ERA Real Estate përqëndrohemi të jemi gjithmonë një hap përpara dhe të mësojmë nga sukseset dhe gabimet tona, duke përdorur burimet tona ndërkombëtare për të kuptuar se çfarë ndryshimesh kulturore janë të nevojshme, për të gjetur metodat që mjetet dhe sistemet e ERA të jenë të integruara pa probleme. Duke zhvilluar bisnese në shumë vende të ndryshme të Europës, ekipi drejtues i ERA gëzon përvojë shumë vjeçare dhe është i aftë të analizojë më së miri se çfarë funksionon si duhet dhe çfarë kërkon ndryshim të menjëhershëm; janë dëgjues të prirur që të përshtatin menjëherë sistemet e ERA për të siguruar përfitim maksimal nga partnerët tanë. Vlen të përmendet që sa më sipër është një nga vlerat e shtuara, kur zgjedh të bëhesh pjesë e rrjetit të pasurive të paluajtshme të ERA Real Estate. Dëshira jonë është të ndajmë keto njohuri, për të ndihmuar biznesin tuaj të ketë sukses. Mbështetja e vazhdueshme që ne ofrojmë sigurohet përmes takimeve të personalizuara, seancave trajnuese dhe sesioneve të video-konferencave të kryera, të skeduluara në vazhdimësi. Këto forma mbështetje janë përshtatur për të përmbushur nevojat individuale të anëtarve të rrjetit ERA Real Estate. Konsulenca përfshin të gjitha aspektet e larmishme të profesionit tonë nga administrimi i zyrës, njohja me konkurrencën, menaxhimi i burimeve njerezore, për të mbështetur shërbimin në zyën tuaj të pasurive të paluajtshme.

TEKNOLOGJIA

 TEKNOLOGJIA

Përpjekjet për të zhvilluar teknologjikisht ERA Europë filluan shumë vite më parë, kur përdorimi i internetit ishte ende në fillimet e tij. Edhe pse teknologjia nuk do të zëvëndësojë kurrë shërbimet e ofruara të personalizuara nga një profesionist i pasurive të paluajtshme, ajo është një mjet i nevojshëm për të ofruar shërbim më të mirë dhe më të shpejtë për blerësit dhe shitësit kudo në botë. Në këtë frymë, ekipi i teknologjisë ERA Europë ndjek dhe drejton shumë strategji që lidhen me teknologjinë për ERA Gjermani, ERA Zvicër dhe ERA Francë (kjo e fundit është rrjeti më i madh operativ në Europë me rreth 400 zyra). Gjithashtu, ekipi i teknologjisë ERA Europë mbështet indirekt të gjitha vendet e ERA Europë, përmes projekteve të ndryshme, duke filluar nga krijimi i strategjive për të rritur praninë në rrjetet sociale e deri tek zhvillimi i aplikacioneve celularë për të kërkuar prona, gjetja e lokacioneve të agjencive, ose krijimi i analizës statistikore të vizitorëve në prona të ndryshme dhe faqet e internetit të agjencive, duke mbajtur parasysh rëndësinë e optimizmit të motorrit të kërkimit.