Real Estate në Shqipëri
Ekonomia shqiptare ka kaluar në faza të ndryshme gjatë dekadave të fundit, ndërsa kaloi nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi tregu. Sektorët e ndërtimit dhe tregu i banesave dhanë një kontribut të madh në rritjen ekonomike gjatë kësaj periudhe.
Tregu i banesave, si dhe çmimi i pronave të paluajtshme, pasqyruan një rritje të konsiderueshme gjatë pesë viteve të fundit.
Vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të pensionistëve të huaj të cilet kanë ardhur kohët e fundit për të jetuar në qytete si Durrësi, Saranda apo Vlora gjatë viteve të fundit. Vija bregdetare shqiptare është alternativa më e lirë për investitorët e pasurive të paluajtëshme dhe personave që janë në kërkim të një prone në bregdetë.
Mundësi e shkëlqyer janë pronat në rrethina të gjelbëruara të qyteteve dhe ato mund të përfshijnë gjithashtu plantacione me agrume, ullishte dhe madje edhe vreshta.
Hapja e një agjensie të pasurive të patundshme në Shqipëri kërkon një sërë hapash të cilat nënkuptojnë qe nuk është thjesht hapja e një zyre me një skuadër agjentësh shitje por një sëre elemtësh të cilët duhet të mbahen në konsidratë. Ajo që ju nevojiten në fillim janë:
- Zhvillimi dhe përsosmeria e idesë
- Krijimi i një plani biznesi
- Vendosja e formës ligjore të shoqërisë
- Marrja e një licence
- Blerja e një police sigurimi për biznesin
- Krijimi i identitetit të fortë të markës
- Ndërtimi i nje softëer-i
- Idejimi i një plani shitje
- Krijimi i nje ekipi
- Strategjia e rritjes së biznesit
Përvoja ndërkombëtare ERA do t'ju transmetohet juve dhe agjentëve tuaj përmes mbështetjes sonë të vazhdueshme, por edhe përmes kurseve të trajnimeve të personalizuara në mënyrë të vazhdueshme. Fokusi është të jemi në gjendje të ofrojmë një licensë Franchise të një cilësie të lartë dhe shërbim brokerimi personal që garanton kënaqësinë e klientit përmes qasjes së "angazhimit ndaj shërbimit" dhe qasjes në programit te suksesshëm të marketingut dhe shitjeve të ERA-s. Ne mbajmë një marrëdhënie të ngushtë me Franchisee-n tonë, duke i mbështetur ata me mjete dhe programe që janë vërtetuar se ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të tyre.
Agjensitë e pasurive të patundshme në Shqipëri po rriten ndjeshëm vitet e fundit ashtu si edhe bizneset e tjera, ky sektor gjithashtu mbështetet në kërkesën dhe ofertën. Sipërmarrësit kërkojnë entitete profesionale me përvojë shumë vjeçare të cilët gjthashtu mbështeten dhe po ashtu me përvojë në të gjithë botën, si ERA.
Informacione të mëtejshme mbi sa më sipër janë në dispozicion përmes këshillave dhe ndihmës profesionale që gjeni në çdo zyrë të pasurive të patundshme “ERA” që janë duke u hapur në Shqipëri!