Pse një licensë Franchise?

Pse një licensë Franchise?

Në vitet e fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Numri i lejeve të ndërtimit pati një rritje me 11% në vitin 2019, një rritje kjo e shëndetshme në krahasim me periudhën e mëparshme.

Sipas raportit “Doing Business 2020” të Bankës Botërore, Shqipëria renditet në vendin e 82 për lehtësinë e të bërit biznes. Kjo ka një ndikim shumë të favorshëm në qëndrueshmërinë e tregut të pasurive të paluajtshme, me vlerësim shumë pozitiv për:

• Marrjen e kredisë

• Mbrojtjen e interesave të pakicave/minoriteteve

• Fillimin e një biznesi

• Tregtimin përtej kufijve

 

Për zhvillimin e këtij tregu kërkohet prania e një rrjeti ndërkombëtar dhe ndërmjetës të talentuar. ERA Real Estate është pjesë e grupit Realogy Holdings Corp. (NYSE: RLGY), një udhëheqës global në franshizimin e pasurive të paluajtshme dhe ofruesit e shërbimeve të brokerimit, duke i zhvilluar keto cilësi për më shumë se 45- vjet.

 

Rrjeti ERA përfshin përafërsisht:

• 39,557 bashkëpunëtorë shitje në të gjithë botën

• 2.238 zyra në 39 vende dhe territore në mbarë botën (secila zyrë është në pronësi dhe operim të pavarur).

 

Fokusi i ERA Albania është të hapë një numër zyrash në të gjithë vendin, për të qënë në gjendje të ofrojë një ekskluzivitet të një cilësie të lartë dhe shërbim brokerimi personal, që garanton kënaqësinë e klientit përmes një Akti Angazhimi dhe qasjes në programin e suksesshëm të marketingut dhe shitjeve të ERA-s.

ERA Albania ruan një marrëdhënie të ngushtë me Franchisee-n, duke i mbështetur brokerat me mjete dhe programe që janë vërtetuar se ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të tyre. Përvoja ndërkombëtare ERA do t'ju transmetohet juve dhe agjentëve tuaj përmes mbështetjes sonë të vazhdueshme, por edhe përmes kurseve të trajnimeve të personalizuara. Qasja jonë është të dëgjojmë, të kuptojmë nevojat individuale të çdo sipërmarrësi dhe të adaptojmë sistemin ERA për të maksimizuar përfitimet për partnerët tanë.

 

Postimet e reja